Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane dhe 29 Shtatorit – Ditës Kombëtare të Trashëgimisë do të organizojnë aktivitetin me titull “Art dhe argëtim”. Gjatë këtij aktiviteti do të zhvillohet një sfilatë me veshje popullore të trevave të Shqipërisë, këngë dhe valle tradicionale, si dhe do zhvillohet edhe projekti “Arkeologu i vogël” me fëmijët e QKKF.
Ju mirëpresim nesër, datë 25 Shtator 2019, ora 17.00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar!