Me rastin e 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës, në Muzeun Historik Kombëtar u hap ekspozita “Art Road Fragrance -‘The Belt and Road’ Nanjing Traditional Art Exhibition”.

Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite të veçantë morën pjesë: Ambasadori i Republikës së Kinës në Shqipëri z. Zhou Ding, Zv.Ministrja e Kulturës, znj.Valbona Shujaku, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, si dhe shumë dashamirës të artit dhe kulturës.
Në fjalën e tij përshëndetëse Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Ky 70-vjetor i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona ka një rëndësi të madhe historike dhe kulturore, sepse sot, dy vendet tona mike përkujtojnë ditën e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Kjo ditë do të mbetet në kujtesën tonë jo thjesht si një akt diplomatik, por si një ngjarje historike, duke treguar një model të papërsëritshëm në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare”.

Në fjalën e tij përshëndetëse Ambasadori i Republikës së Kinës në Shqipëri, z. Zhou Ding, u shpreh se: “Jam shumë i gëzuar që marr pjesë në hapjen e kësaj ekspozite, me rastin e 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Shqipërisë, të dyja vendet kanë kultivuar një numër të madh artistësh në botë, shkëmbimi kulturor ka qënë gjithmonë aktiv dhe e inkurajojmë edhe më tej në bashkëpunimet të tjera”.

Pas hapjes së ekspozitës aktiviteti vazhdoi me koncertin “Tinguj nga Kina” në kuadër të eventit “Takimet muzikore të dy botëve” organizuar nga shoqata Argjiro dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Muzeut Historik Kombëtar.

71252660_2831755830220505_7167516422283722752_o70691244_2831755510220537_1031461006297006080_o70608085_2831758670220221_4494029353608282112_o71001578_2831756023553819_2573295433098985472_o70896124_2831755336887221_2069842308714463232_o70875215_2831755250220563_4017323034980384768_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *