“Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar”

Nesër, ora 12.00, në kuadër të 110-vjetorit të Kongresit Kombëtar të Elbasanit dhe 110-vjetorin e hapjes së Shkollës Normale, Muzeu Historik Kombëtar çel për publikun ekspozitën me titull “Kongresi i arsimit mbarëkombëtar shqiptar”.

Ekspozita fotografike dhe dokumentare paraqet rrugëtimin e shkrimit të gjuhës shqipe, si dhe momente nga Kogresi i Elbasanit dhe nga Shkolla Kombëtare e çelur në të njëjtin qytet. Kjo ekspozitë organizohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave dhe me Arkivin Digjital të Elbasanit.

Ju mirëpresim nesër, datë 09 Shtator 2019, ora 12.00, në sallën e pullave në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *