Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, priti sot në një takim dhe vizitë në muze dy gazetarët holandezë, Joost Vermeulen, gazetar, dhe Rénie v. d. Putte, gazetare-fotografe.
Dy gazetarët holandezë ndodhen në Shqipëri që prej datës 01 Gusht dhe do të qëndrojnë deri më 19 Gusht 2019. Ata janë gazetarë në revistën prestigjioze për arkeologjinë në Hollandë “Archeologie”. Gazetarët do të vizitojnë monumentet më të rëndësishme të vendit, parqet dhe muzetë më të rëndësishëm arkeologjikë.