Sot, në mjediset e Akademisë së Studimeve Albanologjike u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e projekteve të përbashkëta ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike.
Gjatë ceremonisë, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi dhe drejtori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik Prof. Dr. Marenglen Verli, theksuan se, projektet që do të realizojmë synojnë në hapjen e ekspozitave të përkohshme në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar-Tiranë dhe në Akademinë e Studimeve Albanologjike ku nëpërmjet dokumenteve arkivore, fotografive, objekteve, filmave dokumentarë dhe kronikave filmike do të japin një panoramë të përgjithshme për personalitetet dhe ngjarjet e rëndësishme historike të popullit shqiptar.
Në përfundim të fjalëve të rastit të dy titullarët e institucioneve nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për zbatimin e projekteve të përbashkëta. Projekte që do të realizojnë botime, konferenca shkencore, ekspozita, aktivitete dhe projekte të përbashkëta, të cilat do t’i shërbejnë shkëmbimit të eksperiencave të ndërsjellta ndërmjet dy institucioneve.