Ekspozita lëvizëse “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve”

Stacioni i parë i kësaj ekspozite, organizuar nga Muzeu Historik Kombëtar, ishte Muzeu Arkeologjik i Durrësit.

👉 Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit përshëndeti Drejtori i Muzeut Historik Kombetar, Dr. Dorian Koçi, Drejtori i Muzeut Arkeologjik të Durrësit, z. Alban Ramohitaj, si dhe ishin të pranishëm qytetarë të shumtë të Durrësit.
👉 Ekspozita fotografike “Shqipëria në fokusin e austro-hungarezve” përmban 60 fotografi të realizuara nëpër qytete dhe fshatra të Shqipërisë nga oficerë e ushtarakë austro-hungarezë. Nëpërmjet fotografive paraqiten aspekte nga jeta e përditshme ekonomike dhe shoqërore e shqiptarëve të atyre viteve.
👉 Trupat austro-hungareze hynë në Tiranë më 9 shkurt 1916. Në qytet u stacionua divizioni 47 i këmbësorisë, nën komandën e feldmarshall lejtnantit Braun, i cili paraqitet në një fotografi interesante. Tematika e fotografive të ekspozitës është e ndryshme. Fotoreporterët austro-hungarezë kanë shkrepur fotografi nga qytetet e mëdha të Shqipërisë; 15 fotografi nga Tirana, 14 fotografi nga Shkodra, 2 fotografi nga Berati, 2 fotografi nga Fieri, 2 fotografi nga Durrësi dhe një fotografi nga Vlora. Ata kanë realizuar fotografi nga jeta e përditshme. Në to gjejmë fshatarë me veshje popullore, por edhe zotërinj fisnikë si Prenk Bibë Doda nga Shkodra. Nuk mund të lemë pa përmendur edhe fotografitë familjare siç është familja e Osman Beqirit nga Peqini. Fotoreporterët austro-hungarezë kanë shkrepur 4 fotografi nga Peqini, 2 fotografi nga Kruja, një fotografi nga Rrogozhina etj. Të gjitha fotografitë janë realizuar gjatë viteve të administrimit austro-hungarez të Shqipërisë 1916-1918. Ky administrim politik, ushtarak e kulturor përvijoi impakte të shumta në sendërtimin e mëvonshëm të shtetit shqiptar, duke pasqyruar zhvillime pozitive në aspektin e infrastrukturës, shëndetësisë, arsimimit si edhe në jetën socialpolitike të Shqipërisë së pas Luftës së Parë Botërore.

👉 Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 09 Korrik 2019 në ambientet e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

65391765_2644441515618605_7479941315581444096_o 65057815_2644441328951957_6265115017113239552_o 65060506_2644441158951974_3791294166210707456_o 65026348_2644441042285319_4289758265174130688_o 64993997_2644441582285265_309492830793891840_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *