Konferenca Shkencore “Tiranë – Bukuresht: Historia e zhvillimit social dhe kulturor e dy kryeqyteteve”

Ditën e hënë, datë 20 Maj 2019, ora 09.30 ju ftojmë në Konferencën Shkencore “Tiranë – Bukuresht: Historia e zhvillimit social dhe kulturor e dy kryeqyteteve”, organizuar nga Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri, Muzeun Historik Kombëtar, Bibliotekën Kombëtare dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. Me të njëjtën titull do të jetë edhe ekspozita me objekte, libra dhe gazeta, ku Muzeu Historik Kombëtar do të ekspozojë disa objekte, pjesë e fondit muzeor, mes të cilave edhe Kallamarin e përdorur nga Asdreni dhe Flamurin e Kolonisë Shqiptare në Rumani, përdorur gjatë viteve 1938-1953.

Ju mirëpresim!

60352732_2566671690062255_2770669306566934528_o 61076530_2566671606728930_7089756713699508224_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *