MUZEU LËVIZËS

Në kuadër të 18 Majit, “Ditës Ndërkombëtare të Muzeve”, më datë 16 Maj 2019, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit në Bashkinë Tiranë, organizon projektin “Muzeu Lëvizës”. Një autobus i zakonshëm do të shndërrohet në një ekspozitë ku nxënësit e shkollave të zonave rurale të Tiranës do të njihen me historikun e disa prej objekteve të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ekspozita e “Muzeut Lëvizës” përmban objekte nga koleksionet muzeore të ruajtura në fondet e Muzeut Historik Kombëtar, të cilat i përkasin periudhave të ndryshme historike. Midis tyre mund të gjejmë vazo nga antikiteti, kryevepra portretesh, objekte kulti, vegla muzikore, kostume popullore etj.
Ky aktivitet synon përfshirjen e komuniteteve në zhvillimin e politikave kulturore, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës kulturore në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Nёpёrmjet këtij projekti synohet që, koleksioni tё bёhet i njohur pёr njё publik mё tё gjerё, pёr tё bёrë njё lidhje mё domethёnёse me objektin, nё tё njёjtёn kohё duke kontribuar nё forcimin e identitetit tё muzeut, duke përfshirë bashkëpunimin me qytetarët, komunitetin e shoqërinë në ndërgjegjësimin e të rinjve për ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *