Pjesëmarrës nga 12 shtete si, Anglia, Belgjika, Spanja, Bullgaria, Egjipti, Tunizia, Italia, Rusia, Gjermania dhe trupa e Kosovës u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore të vendit tonë dhe me historinë e popullit shqiptar duke u nisur nga lashtësia deri në periudhen e regjimit komunist. Të gjithë pjesëmarrësit treguan interes për historinë e vendit tonë dhe patën një kënaqësi dhe kuriozitet të veçantë për objektet e ekspozuara në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar.