➡️ Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës, si dhe në kuadër të 95-vjetorit të vdekjes së Avni Rustemit, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Vrasja e Avni Rustemit dhe ngjarjet e qershorit të vitit 1924″.
➡️ Këto takime periodike bëhen me qëllimin për të sensibilizuar shoqërinë shqiptare mbi çështje të ndryshme të historisë, kulturës dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare.
➡️ Për të folur rreth figurës dhe fakteve historike për Avni Rustemin ishin të pranishëm:
✔ Dr. Albana Mema, studiuese shkencore pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike
✔ Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.
➡️ Këtë aktivitet e ndoqi edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Sylë Ukshini, i cili u tregoi të rinjve se figura të tilla si Avni Rustemi kanë qenë model dhe burim frymëzimi për shqiptarët e Kosovës.
➡️ Nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” në Tiranë ishin të pranishëm në këtë aktivitet duke dëgjuar me vëmendje referuesit dhe duke marrë pjesë në këtë bashkëbisedim.
👉 Muzeu Historik Kombëtar organizon këtë takim shkencor-social me një natyrë periodike, për të përkujtuar figura të shquara të historisë dhe të letërsisë shqiptare, ballkanike dhe europiane që kanë shkruar dhe kanë kontribuar për evidentimin e vlerave kulturore.