Ambasada e Rumanisë në Tiranë dhe Muzeu Historik Kombëtar organizuan sot, ekspozitën e artistit të famshëm rumun, i njohur si Mbreti i karikaturës, mbajtësi i rekordeve botërore të Ginesit, karikaturisti më i shpejtë, z. Stefan Popa Popas.
Veprimtaria u organizua nën drejtimin e Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe gjatë orëve që u zhvillua aktiviteti z. Popas vizatoi për të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorë të akredituar në Shqipëri, deputetë, artistë dhe të interesuar të shumtë mbi artin e karikaturës.
Z. Mircea Perpelea, Ambasadori i Rumanisë në Tiranë, ju uroi mirë se ardhjen të gjithë të pranishmëve dhe bëri një prezantim të shkurtër të mbretit të karikaturës Stefan Popa Popas.