Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin “Një ditë në muze” me nxënësit e Liceut Artistik “Ajet Xhindole” në Berat. Nxënësit të shoqëruar edhe nga mësuesit e tyre u njohën me historikun e Muzeut Kombëtar në tërësi duke vizituar pavijonet e muzeut, dhe duke marr përgjigje për pyetjet e tyre rreth fakteve historike në periudha të ndryshme apo objekteve të ekspozuara në muze.