Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës, #MuzeuHistorikKombëtar organizoi aktivitetin “Muzeu im” me shkollën 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë. Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që me kalimin e viteve kanë marrë dhe vlera muzeale. Punime dore, objekte zbukurimi, libra, piktura, objekte porcelani e bronzi, mulli kafeje etj. Nxënësit ishin impenjuar për të nxjerrë nga errësira, ku mbaheshin të fshehura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre. Ata ishin veshur me kostume popullore. Eksperienca e nxënësve për risjelljen në vëmendje të objekteve të vjetra e që marrin vlera muzeale vjen si vazhdimësi e projektit “Muzeu im’’, inicuar nga Sektori i Programeve Edukative në Muzeun Historik Kombëtar. Në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre. Ky projekt ka për qëllim që edhe qytetarët të jenë më afër muzeut dhe muzeu të jetë më afër shkollave duke sjellë sendet e tyre të vjetra.
Drejtoresha e shkolles znj.Olta Mema falenderoi Muzeun Historik Kombëtar për aktivitetet edukative që promovojnë kulturën e vendit tonë.