“Një ditë me kuratorin” me temë: “Monumente funerare antike në Muzeun Historik Kombëtar”

Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës gjimnazistët e shkollës “Naim Frashëri” Durrës, morën pjesë në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Monumente funerare antike në Muzeun Historik Kombëtar”

Tema e sotme kishte për qëllim ti njihte nxënësit me një element të rëndësishëm të kulturës shpirtërore të ilirëve, siç ishin ritet dhe mënyrat e varrimit. Ata u njohën nga afër me kalimin nga varrimi me tuma, përdorur më së shumti gjatë epokës së bronzit, në nekropolet e dysta të cilat njëkohësisht sollën dhe ndryshime esenciale në rritet e varrimit. Gjithashtu u njohën me tipologjinë e varreve, dhe kalimin nga varret e thjeshta tek ato monumentale, zhvillimi i të cilave arriti pikën kulmore me varret monumentale të Selcës, nga ku trashëgojmë sot një koleksion të pasur objektesh prej ari të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Krahas zhvillimit historik të tyre, ata u njohën edhe me monumentet funerare të ndodhura në muze, ku cilësojmë stelat me skena të pasura të ardhura nga Apolonia, të cilat japin të dhëna të rëndësishme mbi artin dhe onomastikën ilire, duke treguar për një nivel të lart zhvillimi tek ilirët.

“Një ditë me kuratorin” synon të forcojë bashkëpunimin me shkollat e mesme, duke sjellë më afër objektin me nxënësit apo studentët, për të rritur ndjeshmërinë e brezave të rinj ndaj objekteve muzeore.

52854232_2427354317327327_6610861735572144128_o 53060081_2427354243994001_2266904599484956672_o 52733557_2427354977327261_3578032792103026688_o 53211116_2427354897327269_2385839214643118080_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *