Në kuadër të programit “Edukimi përmes Kulturës”, Muzeu Historik Kombëtar dhe shkolla 9-vjeçare “Kosova” në Tiranë organizuan aktivitetin “11 vite pavarësi”. Nxënësit e shkollës “Kosova” bënë një interpretim të dedikimit të Mitrush Kutelit për Kosovën “Poem kosovar”, si edhe interpretuan këngë dhe valle nga krahinat e Kosovës.