Muzeu Historik Kombëtar pati kënaqësinë të priste sot në ambientet e tij Pedagogë nga Universiteti i Torinos, Laura Bonato-Pedagoge e antropologjisë kulturore, Enrico Lusso-Pedagog i historisë së arkitekturës, Viviana Moretti-Pedagoge historisë artit dhe Lia Zola-Pedagoge antropologjisë kulturale.
Pedagogët e Universitetit të Torinos u njohën me historinë e popullit shqiptar nga Lashtësia deri në periudhën e regjimit komunist. Patën një kënaqësi dhe kuriozitet të veçantë nga objektet e ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar duke treguar një interes të madh për historinë e vendit tonë.
Gjithashtu falenderuan për mikëpritjen dhe premtuan se do të rikthehen përsëri në muze.