Prezantohet “Studime Muzeologjike Nr. 8”, një numër special, artikujt e së cilës i kushtohen figurës së Heroit tonë Kombëtar, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut

Prej vitit 2002, një herë në vit, Muzeu Historik Kombëtar boton revistën “Studime Muzeologjike”. Gjatë viteve 2002-2004 kanë dalë regullisht 3 numra të revistës. Por pas një ndërprerjeje prej dhjetë vjetësh, në vitin 2014 u realizua botimi i numrit 4 i revistës “Studime Muzeologjike”. Botimi ka vijuar edhe në vitet 2015, 2016, 2017 dhe 2018.

Në prezantimin e numrit 8-të të revistës “Studime Muzeologjike” morën pjesë bashkëpunëtorët e ngushtë të saj, anëtarë të redaksisë si dhe të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, bëri një ekspoze të zgjeruar të aktiviteteve të Muzeut Historik Kombëtar në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut por edhe të artikujve që janë botuar në këtë numër.
Aktivitetin e përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri z. Sylë Ukshini.
Më pas të pranishmit vlerësuan Muzeun Historik Kombëtar për idenë e këtij numri special, artikujt e së cilës i kushtohen figurës së Heroit tonë Kombëtar. Ata nënvizuan se “Studime Muzeologjike” është një revistë që konkuron me dinjitet me revistat e tjera shkencore që botohen nga institucionet e tjera në vend dhe se është e vetmja e këtij lloji në të gjitha trevat shqiptare.
Gjithashtu, në këtë aktivitet nxënënësit e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë interpretuan pjesë poemash dhe poezish kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar.

Dalja në qarkullim e “Studime Muzeologjike nr. 8” u bë e mundur përmes punës së një redaksie të zgjeruar e mjaft të kualifikuar, anëtarë të së cilës janë: Dr. Dorian Koçi, Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, Prof. Dr. Luan Përzhita, Prof. Dr. Persida Asllani, Dr. Ardit Bido.

Në numrin 8-të të tij, revista shkencore “Studime Muzeologjike” ka të përzgjedhur një seri shkrimesh, të cilat kanë trajtuar figurën e Skënderbeut në këto fusha: Histori, Letërsi, Etnografi, Gjuhësi, por jo vetëm.
Qëllimi kryesor i kësaj reviste shkencore është: të stimulojë debatin rreth vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare. Nëpërmjet revistës “Studime Muzeologjike”, Muzeu Historik Kombëtar nxit dhe inkurajon veprimtarinë kërkimore-shkencore në fushën e muzeologjisë, historisë, konservimit dhe restaurimit.

Revista përmban 22 shkrime me tema të ndryshme: Dr. Dorian Koçi, ka botuar artikullin me temë: “Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare e shqiptarëve”. Më pas vjen punimi i Prof. Dr. Pëllumb Xhufi me titull: “Epiri dhe Kosova në literaturën historike evropiane të shek. XV-XVII”. Ndërkohë që janë paraqitur me punimet e tyre edhe:
– Prof. Asoc. Dr. Zaho Golemi & Msc Aurora Golemi
me temën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu – referenca themelore e gjeneralizmit ushtarak shqiptar”;
– Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj me temën “Veçori e dukuri të organizimit dhe zhvillimit të betejave në rrethimet e Krujës”;
– Prof. Asoc. Dr. Ermal Baze me temën “Të dhëna historike rreth feudalizmit në trojet shqiptare gjatë Mesjetës së Mesme dhe të Vonë (Shek. XI – XV)”;
– Prof.Ass.Dr. Arsim Sinani & Mr.sc.Rezehana Hysa me temën “Figura e Gjergj Kastriot-Skënderbeut në libra, piktura, hulumtime e botime të autorëve të huaj”;
– Dr. Rovena Vata me temën “Figura e Skënderbeut mes historisë dhe letërsisë”;
– Dr. Eduart Caka me temën “Skënderbeu në historiografinë turke”;
– Dr. Skënder Asani & Dr. Sevdail Demiri me temën “Familjet katolike shqiptare të Shkupit, në fokusin e historisë”;
– Ylli Polovina me temën “17 janar 1998 në Romë në 530 vjetorin e Skënderbeut”;
– Dr. Marenglen Kasmi me temën “Arti Ushtarak shqiptar në shekullin XV”;
– Dr. Asllan Zemani me temën “Mbi disa dukuri të ndërtimit të formacioneve të luftimit në luftërat e Skënderbeut”;
– Marin Haxhimihali me temën“Skënderbeu” – një film midis fiksionit dhe historisë”;
– Ledio Xhoxhi me temën “Arbëreshët, kaq larg dhe pranë”;
– Andrea Llukani me temën “Paralele motivesh biblike në mitologjinë skënderbejane”;
– Dr. Mark Palnikaj me temën “Skënderbeu, letërkëmbimi me sulltanët
Letra e Skënderbeut drejtuar Papës nga Kepi i Rodonit 29 tetor 1463”;
– Gjokë Dabaj me temën “Letërkëmbimi i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me sulltanët”;
– Ilirjan Gjika me temën “Ku ndodhet vendvarrimi i Skënderbeut?!”;
– Prof. Ass. Dr. Frederik Stamati me temën “Tre shpata nga koha e Skënderbeut”;
– Dr. Ardian Muhaj me temën “Fati i heroit autocentrik në shoqërinë alocentrike”;
– Tatjana Alimema me temën “Bibliografi – Vepra në gjuhën frënge mbi Skënderbeun”;
– Liljana Verdho me temën “Skënderbeu në shtypin e lëvizjes kombëtare (1880-1912)”.

Prezantimi i numrit 8 të revistës “Studime Muzeologjike” u përcoll me një debat pozitiv dhe shumë frytdhënës, lidhur me ecurinë e saj në të ardhmen.

50217998_2357549010974525_9204339881419997184_o50337821_2357548927641200_5718191300365254656_o 50155013_2357548847641208_1098971754681860096_o50223990_2357548764307883_6835826680813060096_o 50343452_2357548664307893_5978577236033273856_o 49947368_2357548564307903_3356522499511681024_o50115475_2357548450974581_435314228442693632_o 50661405_2357548374307922_6375807903562989568_o 50077611_2357547470974679_1337713030862995456_o49947760_2357547027641390_2349957043512672256_o 50551800_2357545230974903_7938034061992263680_o 50734550_2357544860974940_8987397870663499776_o 50022183_2357544780974948_7260807668913143808_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *