Muzeu Historik Kombëtar dhe Instituti i Studimeve të Historisë Ushtarake organizuan sot sesionin shkencor me temë “Arti ushtarak i Gjergj Kastrioti Skënderbeut”. Morrën pjesë me punimet e tyre: Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, referoi rreth temës “Skënderbeu dhe Europa”; Dr. Marenglen Kasmi mbajti referatin me temë “Arti ushtarak shqiptar në shek. XV”; Proletar Hasani foli rreth “Beteja e Torviollit dhe argumente të studiuesit Dilaver Radeshi për vendin e zhvillimit të saj”; Ramazan Kica foli mbi temën “Beteja e parë e Skënderbeut, ku shtriheshin Dibrat, Mokra dhe ku u zhvillua beteja”; Sali Onuzi referoi temën “Një vështrim kritik mbi historiografinë ushtarake shqiptare Skënderberiane për gjysmën e dytë të shek. XX”; Benard Zotaj foli rreth temës “Betejat e rregullta dhe fitorja e Skënderbeut në fushë të hapur”; Skënder Bushi me temën “Kalaja e Petrelës si pjesë e sistemit fortifikues të përdorur nga Skënderbeu”, si edhe Asllan Zemani me temën “Disa dukuri të ndërtimit të formacioneve të luftimit në luftrat e Skënderbeut”.