U promovua dje, mes studiuesish, diplomatësh, studentë dhe dashamirës, libri me autor Prof. Dr. José Manuel Azcona: “Shqipëria dhe shqiptarët në arkivat spanjolle, ambasada e Spanjës Tiranë 1928-1939”.
Për të folur mbi këtë libër ishte një panel i zgjedhur, i përbërë nga Ambasadori Vicente Canelles Montero, Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, znj. Pranvera Dibra, përfaqësuese e Drejtorisë së Arkivit Historik pranë Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme si edhe autori i librit Prof. Dr. José Manuel Azcona.
Të pranishmit shprehën vlerësimet, mbresat dhe përshtypjet e tyre mbi librin.
Në fjalën e tij Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr.Dorian Koçi, u shpreh se: “Libri na fton në një studim të ri, të panjohur. Përmes pikave kyçe shpjeguese dallojmë hyrjen e Shqipërisë në kanalet e marrëdhënieve ndërkombëtare në Europë e Mesdhe. Në këtë kuptim Shqipëria dhe Spanja lidhin dhe zhvillojnë nisma politike, diplomatike dhe ekonomike nga këndvështrimi ndërkombëtar, i cili gjeneron nga Konferenca e Paqesnë Paris, nën interesat britanike dhe braktisjen e SHBA nga Shoqata e Kombeve”. Ndërsa, Prof. Dr. José Manuel Azcona bëri një prezantim të detajuar të librit.