Në datat 26-27 Nëntor u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar konferenca dhe ekspozita të titulluar: “Ditët e Artit dhe Kulturës Rome-Kremtimi i Identitetit dhe Kulturës Evropiane të Romëve të Shqipërisë”

Konferenca dhe ekspozita u organizua nga: Instituti Europian i Romëve për Arte dhe Kulturë (ERIAC) me IRCA, Zyrën e Kryeministrit, Ministrinë e Kulturës në Shqipëri dhe në partneritet me Muzeun Historik Kombëtar.
Programi i konferencës është pjesë i Rrjetit të Institucioneve Kulturore (ERIAC) të Institutit Evropian të Romëve për Art dhe Kulturë (ERIAC). Iniciativa e Rrjetit të Institucioneve Kulturore ERIAC mbështetet nga Zyra e Jashtme Federale Gjermane.

Në ceremoninë e hapjes së konferencës në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar përshëndetën: Anna Mirga-Kruszelnicka, ZëvendësDrejtore e Institutit Evropian të Romëve për Art dhe Kulturë, Senida Mesi, ZëvendësKryeministre e Shqipërisë, Susanne Schütz, Ambasadore e Ambasadës Gjermane në Tiranë, Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,
Olsi Dekovi, Shefi i zyrës së Këshillit të Evropës, Dorian Koci, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, Sead Kazanxhiu, Aleanca për Institutin Evropian për Artin dhe Kulturën Rome, Erion Xhaibra, Komiteti Shtetëror i Pakicave Kombëtare.

Kjo konferencë synoi të sigurojë shikueshmëri për artistët romë në vend si dhe të iniciojë dialog për rëndësinë e ruajtjes institucionale të identitetit kulturor romë. Ky event është një mundësi për të njohur kontributin e artistëve romë në skenat artistike dhe kulturore shqiptare dhe fton vendimmarrësit, institucionet dhe aktorët kulturorë për të diskutuar dhe zhvilluar perspektivat e ardhshme për romët të talentuar në vend.

Në përfundim të ceremonisë së hapjes, të pranishmit vizituan ekspozitën me titull “Ditët e Artit dhe Kulturës Rome”; “Kremtimi i Identitetit dhe Kulturës Evropiane të Romëve të Shqipërisë”.
Gjithashtu dje, më datë 26 Nëntor u bë dhe inaugurimi i intalacionit “Foleja” me autor Sead Kazanxhiu, instaluar në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar.

46978419_2274377619291665_7252106859740397568_o 46804326_2274377432625017_4640887793130668032_o 46962676_2274377349291692_3371671583604080640_o 46804881_2274377299291697_634756571045298176_o46777043_2274377245958369_6961775282508267520_o 46523853_2274377199291707_3903333477663113216_o 47238389_2279221332140627_1448471638902308864_o 46845659_2274377849291642_5868009496340594688_o 46948151_2274377725958321_9071971514798047232_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *