Mbështetja e kësaj fushate synon të orientojë shoqërinë, në veçanti brezin e ri, drejt kulturës së të lexuarit.
Në këtë kuadër nesër, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar vijnë fëmijët e ciklit parashkollor të kopshtit jopublik “Bletëzat” për të lexuar së bashku librin “Ariu i bardhë i ëndrrave, Samueli dhe violina prej reje” të autores Denata Toçe.
Ju mirëpresin nesër, datë 14 Nëntor 2018, ora 11.00 në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar