Certifikimi i Muzeologeve mbi Metodologjine Re-Org

Muzeu Historik Kombëtar dhe ICOM Shqipëria kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në paraqitjen e rezultateve të trajnimit Re Org Albania dhe ndarjes së certifikatave për pjesëmarrësit. Projekti i cili u zhvillua në datat 5-13 Nëntor 2018 në fondet MHK, u mundësua nga bashkëpunimi i disa institucioneve si ICOM, ICOM SEE, Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Muzeut Historik Kombëtar, ICOM Shqipërisë dhe ICCROM.

Për herë të parë, një trajnim mbi menaxhimin e koleksioneve muzeale, sipas metodologjisë Re-Org të hartuar nga institucione lider në këtë fushë si ICCROM dhe UNESCO u zhvillua në Shqipëri. Muzeu Historik Kombëtar mundësoi hapjen e fondeve muzeale për këtë trajnim, në të cilin morrën pjesë 20 muzeologë nga 12 muze kombëtarë nën Ministrinë e Kulturës punonjës të koleksioneve arkeologjike dhe etnografike nën Ministrinë e Arsimit dhe punonjës nga Ministria e Financave.

Ju ftojmë të ndiqni rezultatet e trajnimit dhe ceremoninë e ndarjes së certifikatave të lëshuara nga ICCROM për pjesëmarrësit, nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *