550-vjetori i Gjergj Kastrioti Skënderbeut kujtohet me një ekspozitë të veçantë në Athinë organizuar nga Biblioteka Gennadius dhe Ambasada e Shqipërisë në Greqi

Ekspozitë, me harta e libra të koleksionistit Panagiotis Koliomichalis, të Bibliotekës Gennadius në Athinë dhe koleksioni i Patricia Nugee për Skënderbeun, prezantimi i librit të studiuses greke Makis Paizi Apostolu për Skënderbeun dhe një kumtesë “Skënderbeu dhe Europa” në emër të Muzeut Historik Kombëtar nga drejtori Dorian Koçi në auditorin e Shkollës Amerikane të Studimeve Klasike në Athinë përkujtuan 550-vjetorin e vdjekjes së Skënderbeut në Athinë.
Një organizim i shkëlqyer nën kujdesin e Dr. Maria Georgopulos, drejtoreshës së Gennadius Library dhe Znj. Ardiana Hobdari, Ambasadorja shqiptare në Athinë. Në këtë aktivitet morën pjesë trupi i huaj diplomatik i akredituar në Athinë, studiues dhe miq të Shqipërisë.

Në fjalën e saj, Ambasadorja Hobdari vuri në dukje se përmes kësaj ekspozite, mund të kemi një pamje të asaj sesi historianët dhe jo vetëm e kanë parë figurën e Skënderbeut, si një simbol i qëndresës për liri dhe burim frymëzimi për mbarë Evropën. Nga ana e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, nënvizoi se vepra e Skënderbeut solli si rrjedhojë krijimin e një ideje të përbashkët evropiane për unitet, ndërsa të panumërta ishin referencat lëvduese ndaj tij në veprat letrare evropiane.

45586540_2242455235817237_5162295667518865408_o 45494945_2242455035817257_1418813081542197248_o 45527649_2242454765817284_645824985234931712_o 45494928_2242454695817291_4608183365223317504_o 45645850_2242457395817021_1899233486024212480_o 45500451_2242457229150371_2814537771815796736_o45527649_2242454865817274_511540474788446208_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *