Në kuadër të programit “Edukimi përmes kulturës” maturantët e shkollës së mesme “Petri Nini Luarasi” morën pjesë në veprimtarinë “Një ditë me kuratorin” me temë: “Objektet e varreve monumentale të qytetit antik të Selcës së Poshtme (Pogradec) në Muzeun Historik Kombëtar”.

Takimi i sotëm kishte si qëllim prezantimin e objekteve të varreve monumentale të qytetit antik të Selcës së Poshtme (Pogradec) të ekspozuara në Pavijonin e Lashtësisë.
Në kodrën e quajtur Gradishtë në Selcën e Poshtme janë zbuluar rrënojat e një qyteti ilir. Gërmimet arkeologjike janë realizuar në vitet 1969-1972 nga Neritan Ceka. Si vendbanim është formuar në periudhën e hershme të bronzit dhe ka vazhduar pandërprerë në epokën e hekurit. Në shek. VI-V p.k. u zhvillua si qendër protourbane në rrugën natyrore të Shkumbinit. Duke filluar nga shek. IV p.k. u kthye në qytet të fortifikuar, ndërsa nga shek. IV-I p.k. ishte qendër e rëndësishme prodhimi, shkëmbimi dhe administrimi e krahinës ilire të Desaretisë. Në shek. III p.k u gdhendën në shkëmb katër vare monumentale princërore, si krijime origjinale të arkitekturës së stilit jonik. Në një dhomë varimi të ripërdorur në fund të shek. III p.k është gjetur një iventar i pasur me armë, enë bronzi e baltë, zbukurime ari dhe pafta me skenë mitologjike luftimi (kadmi dhe Harmonia), të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar. Ky qytet u rrënua përfundimisht nga sllavët në shekullin e VI.

43788839_2196888650373896_3528469797220122624_o 43641639_2196888587040569_4184485245199843328_o 43639687_2196888493707245_5897830983285080064_o 43643492_2196888047040623_2923382263255138304_o 43622216_2196888123707282_3138592233960243200_o 43720265_2196888400373921_6068405583675916288_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *