Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën fotografike me titull “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë”

Në kuadër të 29 Shtatorit, “Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore” dhe të “Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore”, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën fotografike me titull “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë”. 29 shtatori është dita kur kujtojmë trashëgiminë kombëtare shqiptare, pjesë e trashëgimisë europiane, ku të gjitha vlerat e saj materiale dhe shpirtërore bëhen një së bashku për t’ua përcjellë brezave si dëshmi të identitetit kulturor.
Në fjalën e tij të hapjes drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se: “Shumë objekte të trashëgimisë sonë kulturore gjenden të ekspozuara jashtë territoreve shqiptare. Këto objekte do të sillnin të dhëna me vlerë për historinë dhe trashëgiminë tonë kulturore në shekuj. Objektet të cilat kanë origjinën si dhe certifikatën e autorësisë në Shqipëri, sot ndodhen në muzetë e shteteve të ndryshme të botës. Fotografitë e objekteve të paraqitura gjenden në muzetë e botës, si në Londër, në Vjenë, në Luvër, në Stamboll, në Janinë, në Athinë, në Nju-Jork, në Toronto etj.”.
“Ekspozita fotografike me titull “Trashëgimia kulturore shqiptare në botë” përmban objekte arkeologjike si Sarkofagun e Meleagrit, Stelën e Parmeniskut, Thesarin e Vrapit, Kokën e Aresit, monedha ilire etj. Me interes të veçantë janë shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut si edhe armët e përdorura nga Ali Pashë Tepelena: pushka e gjatë karajfile, koburja dhe topuzi Skeptër. Në ekspozitë nuk mungojnë edhe objekte të ndryshme etnografike”, përfundoi drejtori Koçi.
Ditët Europiane të Trashëgimisë synojnë mbrojtjen, promovimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik për vlerat e trashëgimisë sonë kulturore.

42713232_2177941752268586_7047975478002450432_o 42851593_2177942645601830_3720323448006770688_o 42930628_2177942282268533_7522609466320093184_o 42788039_2177942188935209_1376670587555938304_o42661576_2177942128935215_9077255939479830528_o 42716152_2177942032268558_2382210469789171712_o 42766886_2177941922268569_2518417270158393344_o 42776269_2177941832268578_6992454989817839616_o

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *