Kultura vihet në lëvizje për të kryer projekte të përbashkëta në një rrjet të muzeve në një dimension të ri ndërkufitar të muzeve.
Kjo ishte tema e takimit, “Puglia dhe Shqipëria për një rrjet Adriatik të Muzeve Historike” ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar, Museo Civico di Bari dhe Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias nën kujdesin e Fondacionit Gramsci në Pulia. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të fillohet promovimi i përbashkët i njohurive të iniciativave historike nëpërmjet përgatitjes së ekspozitave dhe promovimin e projekteve kërkimore, duke e imagjinuar Adriatikun jugor si një distrikt të vërtetë kulturor, në të cilin integrohen ndërmarrjet e nismave të përbashkëta të pranishme në territore të ndryshme, duke marrë pjesë së bashku me thirrjet evropiane.
Në takimin e datës 26 korrik 2018, koordinuar nga Natale Parisi, përfaqësues i Fondacionit Gramsci, morrën pjesë Silvio Masselli, Këshilltar për kulturën dhe turizmin në komunën e Barit; Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar; Luigi De Luca, Koordinator i Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias dhe Drejtor i Muzeut Castromedian të Leçes; Luigi Masella, Drejtor i Fondacionit Gramsci në Pulia; Ledia Mirakaj, përfaqësuese e Ministrisë Shqiptare të Kulturës në Itali; si edhe Francesco Carofiglio, përfaqësues i Museo civico di Bari.
Delegacioni shqiptar zhvilloi një takim edhe me Maria Piccarreta, Mbikëqyrëse e Arkeologjisë për Provincat e Brindisit, Leçes dhe Tarantos, edhe me Emilia Manozzi, Drejtoreshë e Polo Biblio Museale në Brindizi në ambientet e Museo Sigismondo Castromediano në Leçe.