Ju ftojmë të votoni vizatimin më të mirë të nxënësve nga 10 shkolla 9-vjeçare të Zyrës Arsimore të Kamzës. Më datë 12 Shkurt 2018, ora 08.00, mbyllet votimi për shpalljen e vizatimit më të votuar nga ju. Për më të votuarin, në faqen e facebook të Muzeut Historik Kombëtar, do të jepet edhe çmimi i Facebook-ut. Për vizatimet e tjera do të mblidhet një komision nga stafi i Muzeut Historik Kombëtar, ku do të përzgjidhen tre çmimet e para dhe do të shpërndahen disa dhurata dhe certifikata. Pasi të shikoni të gjitha fotot, votoni për pikturën që dëshironi duke shtypur butonin Like (pëlqej), por më parë duhet të pëlqeni edhe faqen e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë këtyre muajve në Muzeun Historik Kombëtar është zhvilluar projekti “Vizatoj Historinë” me pjesëmarrjen e 50 nxënësve nga 10 shkolla 9-vjeçare të Zyrës Arsimore të Kamzës. Shkollat pjesëmarrëse ishin: “Hilari Klinton”, “Demokracia”, “Ibrahim Basha”, “Jashar Hoxha”, “100 vjetori”, “Kamza e re”, “Tahir Sinani”, “Azem Hajdari”, “Azem Hajdari” dhe shkolla “Halit Coka”. Projekti niste me një guidë në pavijonet e Muzeut dhe më pas përcaktohej një vend, si këndi më i mirë nga ku mund të shiheshin objektet që do të vizatoheshin. Gjatë këtij procesi nxënësit kanë qenë të lirë të zgjidhnin vetë objektet që do të vizatonin.