Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Muzeun e Bukureshtit dhe Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, organizuan leksionin e hapur me temë: “Fytyrat e Bukureshtit: Ndryshimi i pejsazheve të qyteteve dhe jeta e përditshme”.

Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Muzeun e Bukureshtit dhe Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, organizuan leksionin e hapur me temë: “Fytyrat e Bukureshtit: Ndryshimi i pejsazheve të qyteteve dhe jeta e përditshme”.
Aktivitetin e përshëndeti Eva Tafili (Hyskaj), Drejtuese e Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, e cila falenderoi Muzeun Historik Kombëtar dhe drejtorin, Dr. Dorian Koçi, për organizimin e këtij aktiviteti. Gjithashtu, znj.Hyskaj falenderoi edhe Muzeun e Bukureshtit për ndarjen e leksioneve me studentet e departamentit të historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë.
Ndër të tjera, Dr.Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, pasi bëri një retrospektivë të shkurtër të jetës së z.Adrian Majuru, Drejtorit të Muzeut të Bukureshtit, njoftoi edhe për aktivitetet e pasdites që do të organizohen në Muzeun Historik Kombëtar; hapja e ekspozitës “Hello, my name is Bukur Esht” dhe koncerti me pjesëmarrjen speciale të sopranos Arlinda Morava dhe Ansamblit të Universitetit të Arteve në Tiranë.
Z.Adrian Majuru është diplomuar në histori në Universitetin e Bukureshtit. Ai ka kryer studime pasuniversitare në histori si dhe ka mbrojtur Doktoraturën, pranë Universitetit të Bukureshtit në vitin 2005. Majuru ka përfunduar studimet Post-doktorale në kuadër të projektit “Vlerësimi i identiteteve kulturore në procesin e globalizimit”. Ka marrë titullin si Profesor i Asociuar, Departamenti i Planifikimit Urban, Universiteti i Arkitekturës dhe Urbanizmit “Ion Mincu” – Bukuresht, që nga tetori i vitit 2009. Është kryetar i Shoqatës për Antropologji Urbane që nga viti 2007.
Midis të tjerave, Prof. Majuru tha: “Faktori kulturor formon përbërjen e njeriut me të cilën kanë lindur, gjatë periudhave të ndryshme kohore. Njeriu vetë informohet me vetëdije ose pa vetëdije, sipas burimeve që ka poseduar që kur ka lindur, sipas gjendjes së tij vetjake dhe rrethanave në të cilën jeton. Ekziston një hero i gatshëm për të ndërhyrë për të shpëtuar situatën. Sidoqoftë, duke e lënë mënjanë botën imagjinare dhe humorin e momentit, njerëzit ndiejnë një zbrazëti të madhe të brendshme, e cila pritet të ri-humanizohet përsëri. Një brez i cili i jep fund indiferencës, si dhe performancën profesionale, mund të bëjë gjthçka të mundur.”
Në fund të aktivitetit Prof.Majuru i dhuroi disa libra mbi historinë e Rumanisë, bibliotekës së Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

22780497_1714356001960499_7617727894670890522_n 22730515_1714355701960529_3007101754067502012_n 22730303_1714355678627198_4002505922003542139_n 22852930_1714355531960546_4375123479879964568_n 22780134_1714355475293885_531152663460432572_n 22814316_1714356005293832_6914055470701013806_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *