U çel sot, në Muzeun Historik Kombëtar ekspozita “Home and abroad”. Kjo ekspozitë është një projekt që ka bërë bashkë dy artistë, shqiptarin Helidon Haliti dhe kinezin Li Xiaocheng në ekspozita me dy itinerare të ndryshme, në gjininë e akuarelit. Në fjalën e tij piktori Haliti tha se, “Ekspozita ishte një ndarje e 40 punëve nga shije nga shqipëria që unë kisha bërë 3-4 vitet e fundit dhe dekani i Akademisë Shanto 40 punë nga jeta. Ndjeva pika të përbashkëta padiskutim pavarësisht se Kina është kaq e madhe”.
Ndërkaq ekspozita që sjell edhe mjeshtrin kinez në Tiranë, do të njohë publikun shqiptar nga afër me peisazhet e Lindjes së largët po rezervon edhe një risi që vjen nga tradita për tu propozuar me një freski bashkëkohore. “Ndërsa e veçanta e ekspozitës do të jetë se ata kanë edhe poçerinë e famshme ku edhe Piccaso padyshim ka bërë edhe një set të mrekullueshëm dhe në nji nga kto workshop-et që vendosem të bënim ishte që unë të piktoroja në poçeri dhe kush e njeh mirë teknikën e akuarelit e kupton çdo gjë dhe kam bërë 12 po të themi simbole të miat që ata mi sjellin pasi mi pjekin edhe do ti ekspozoj në ekspozitë” tha më tej artisti Helidon Haliti.
Artisti kinez Xiaocheng Li falenderoi piktorin Haliti që e ftoi të merrte pjesë në këtë ekspozitë dhe për mikëpritjen që ju bë në Shqipëri.
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës dhe grafisti z.Abaz Hado, tha se, “Pikturat e akuarelit janë të strukturuara dhe shprehin një filozofi të caktuar si dhe kanë ndjenshmëri të jashtëzakonshme të piktorit që e vizaton. Ato tregojnë dhe komunikojnë me dhe për veten e vet. Ndërkohë ajo që është e bukur në këtë ekspozitë është që kemi dy formate të ndryshme, Helidoni në vaj dhe Helidoni në akuarel, ku në akuarel ka marrë përmasa ndërkombëtare.
Ekspozitën e përshëndetën dhe historiani Moikom Zeqo dhe artdashësi Andi Seferi.
Ekspozita “Home and abroud” do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më datë 25 tetor në sallën e ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar.