U çel dje, në Muzeun Historik Kombëtar, ekspozita vetjake e piktorit Pëllumb Puci me temë “Gjirokastra në 4 stinët”.

Miq e dashamirës të artit ishin pjesë në hapjen e kësaj ekspozite të piktorit të njohur.
Ceremoninë e hapjes e përshëndeti edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi.
Vetë piktori Puçi, duke falenderuar të pranishmit, u shpreh entuziast për realizimin e kësaj ekspozite dhe e cilësoi atë si një nga ekspozitat më të mira të tij.
Piktori Puci ka një krijimtari 30 vjeçare si autor i disa ekspozitave të hapura brenda dhe jashtë vendit, gjithashtu ai kontribuon edhe në edukimin e të rinjve të talentuar në artet figurativë, si pedagog i pikturës në shkollën artistike “Feim Ibrahimi”.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më datë 15 tetor në sallën e ekspozitave të Muzeut Historik Kombëtar.

22426284_1698744733521626_9149558521464661890_o 22424523_1698744783521621_9161058727828324373_o 22384159_1698744840188282_7205222714493185182_o 22424591_1698744926854940_929372827927429543_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *