U çel ekspozita “Grand Tour Italia”

Sot, në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita “Grand Tour Italia”. Ky aktivitet erdhi si bashkëpunim i Institutit Italian të Kulturës, Zyrës Kulturore të Ambasadës Italiane në Tiranë në bashkëpunim me Qendrën e Hulumtimit dhe Arkivimit të fotografisë së Friuli Venezia Giulia (CRAF), Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrinë Shqiptare të Kulturës.
Ceremoninë e hapi z.Alberto Cutillo, Ambasador i Italisë në Tiranë.
Në ceremoninë e hapjes përshëndeti Drejtoresha e Institutit Italian të Kulturës, znj.Adriana Frisenna, e cila vlerësoi bashkëpunim e kryer dhe siguroi artdashësit shqiptar se të tjera ekspozita të këtyre përmasave do të vijnë në Shqipëri. Z.Walter Liva, Drejtor i Qendrës CRAF, shpjegoi përmbajtjen e ekspozitës dhe karierën e autorit Fontana.
Artisti Fontana është cilësuar si artist trans-avangard për shkak të përdorimit të ngjyrave dhe linjave të theksuara gjeometrike.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në datën 5 nëntor, në sallën e Pullave Postare në katin e dytë të Muzeut Historik Kombëtar.
Jeni të mirëpritur!

22218653_1691595904236509_4030542196481457965_o 22255062_1691595694236530_5090078254958350128_o 22218668_1691595554236544_850225967988882866_o 22218585_1691595497569883_4201523823393780083_o 22254772_1691595424236557_6055428151558636808_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *