Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Sektori i Programeve Edukative në Muzeun Historik Kombëtar organizoi një takim të zgjeruar me nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Tiranë.
Nxënësit të shoqëruar edhe nga mësuesit e tyre u njohën me historikun e Muzeut Historik në tërësi duke vizituar pavijonet e muzeut, si edhe u njohën me historikun e vulave të shtetit shqiptar, duke vizituar ekspozitën “Vula të institucioneve të shtetit shqiptar”, e hapur prej disa ditësh në ambientet e muzeut.