Muzeu Historik Kombëtar pati nderin dhe kënaqësinë të priste në ambientet e tij një delegacion nga Republika Popullore e Kinës

Muzeu Historik Kombëtar pati nderin dhe kënaqësinë të priste në ambientet e tij një delegacion nga Republika Popullore e Kinës, kryesuar nga z. Zhang Fuhai, president i Grupit Ndërkombëtar të Botuesve të Kinës, e cila është shtëpia botuese e librit të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës z. Xi Jinping “Qeverisja e Kinës”. Delegacioni kishte si qëllim të vizitës së tij falënderimin e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar z.Dorian Koçi dhe stafit të muzeut për përkushtimin që treguan në organizimin e promovimit të librit “Qeverisja e Kinës” në gjuhën shqipe dhe për organizimin e 68 vjetorit të Ditës Kombëtare të Kinës. Drejtori z.Koçi u shpreh se: “Ambasada Kineze është një nga partnerët tanë më të mirë në fushën e bashkëpunimeve kulturore dhe është për t’u admiruar mënyra e zhvillimit ekonomik të Kinës dhe mbeshtetja që ajo tregon për vende të tjera. Botimi i këtij libri në gjuhën shqipe është një mjet shumë i mirë për të njohur shqiptarët më afër më politikën dhe kulturën kineze.” Në fjalën e tij z. Fuhai u shpreh: “Ju falënderojmë për përpjekjet e shumta që keni bërë për të organizuar këtë aktivitet. Ne jemi njohur me historinë shqiptare dhe jemi të befasuar nga ajo. Me këtë libër të presidentit Xi Jinping është mënyra më ë mirë për të njohur ndryshimet që ka kaluar Kina dhe është çelës i mirë për të ditur arsyet pse ky libër ka marrë vëmendje kaq të madhe në botë.”
Libri “Qeverisja e Kinës” është botuar në 23 gjuhë të botës, ndërsa janë shitur 6.45 milion kopje të tij në gjithë botën. Ai përfshin 79 fjalime, biseda, intervista, udhëzime dhe korrespondenca nga muaji nëntor 2012 deri në muajin korrik 2014.

21762772_1676775252385241_1334546541081813914_o 21762728_1676775242385242_4292730685849859553_o 21950684_1676775225718577_4332530540067519474_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *