“Moving Museums” vjen në Muzeun Kombëtar, drejtori Koçi vlerëson mbërritjen e aktivitetit në Tiranë

“Moving Museums” nga British Council erdhi si aktivitet dhe trajnim edhe në Muzeun Historik Kombëtar, ndaj jo vetëm për këtë arsye drejtori i këtij institucioni z.Dorian Koçi vlerësoi që takimi i profesionistëve të muzeumeve nga Ballkani Perëndimor, këtë herë mbërriti në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Në këtë mënyrë Muzeu Kombëtar vazhdon të mbetet një pikë referimi për aktivitete të përmasave ndërkombëtare.
“Jemi të kënaqur dhe për më tepër të nderuar që këtë herë u zgjodh jo vetëm Shqipëria por pikërisht Muzeu Historik Kombëtar me qëllim që të zhvillohet takimi i “Moving Museums” me ekspertët e muzeologjisë, gjë që do të thellojë bashkëpunimin mes tyre”, – tha mes të tjerash në fjalën e tij përshëndetëse drejtori Dorian Koçi. Gjithashtu ai përmendi se trashëgimia kulturore është një nga 7-të prioritet që Bashkimi Europian i ka kushtuar rëndësi. “Ndaj edhe ne jemi përkrahës të këtyre zhvillimeve kulturore në rajon”, u shpreh më tej drejtori Koçi.
Në trajnimin e organizuar nga “British Council”, Muzeu Historik Kombëtar përfaqësohej nga Dorian Koçi, Eleva Demollari dhe Blerina Braho. E hëna e 3 prillit përkoi dhe me fazën e fundit të trajnimit dy ditor ‘Moving Museums’, i cili u zhvillua në sallën “Shpataraku” të Muzeut Historik Kombëtar. Sipas organizatorëve qëllimi i këtij projekti është ndërtimi i kapaciteteve ndërmjet profesionistëve të muzeumeve nga Ballkani Perëndimor, duke i ofruar atyre mundësinë për të eksploruar një rol më të gjerë që muzeumet mund të luajnë në shoqërinë bashkëkohore.

17759805_1464844043578364_3436235214364340229_n 17757461_1464844060245029_1279609827120861884_n 17759713_1464844106911691_1772210733570443053_n 17796504_1464843966911705_5699021627371677881_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *