“Vizatoj Historinë”, garojnë edhe nxënësit e Institutit që nuk Dëgjojnë

Nxënësit që nuk Dëgjojnë u përfshinë në projektin “Vizatoj Historinë” inicuar nga Muzeu Historik Kombëtar. Ky grup iu bashkua kështu nxënësve të shkollave “Hasan Prishtina”, “Gjon Buzuku”, “1 Qershori”, “Naim Frashëri”, “Konferenca e Pezës”, “7 Marsi” “Mihal Grameno”,“Avni Rustemi” dhe “Kongresi i Manastirit”. Projekti, i cili nis me një guidë në pavijonet e Muzeut vazhdon me përcaktimin e një vendi, si këndi më i mirë nga ku mund të shohin objektet e t’i vizatojnë. Ky është projekti, i ideuar nën logon “Vizatoj Historinë”, që 50 nxënës të përzgjedhur nga 10 shkolla 9-vjeçare të kryeqytetit do të zhvillojnë me Muzeun Historik Kombëtar. Vetë institucioni i Muzeut, është treguar i gatshëm të hapë dyert për ta. Nxënësit lihen të lirë të zgjidhnin vetë objektet që do të vizatonin. Në javët në vazhdim ky projekt do të përfshijë nxënës të shkollave të ndryshme të Tiranës. Në përfundim, këto punime do të publikohen në faqen e facebook-ut të Muzeut, ku do të votohet punimi më i mirë. Në fund ky projekt do të finalizohet me një ekspozitë ku do të pasqyrohen të gjitha punimet e nxënësve ku për tre më të votuarit muzeu do të çmime simbolike.

15493814_1340141116048658_4184302243251896224_o 15578000_1340141896048580_3007203821513086756_o 15590319_1340141722715264_5793677916529408971_n 15577995_1340141729381930_3548469873535736661_o 15591053_1340141726048597_4184034214284294027_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *