Në kuadër të festave të nëntorit Muzeu Historik Kombëtar ka pasur një prurje të madhe vizitorësh fëmijë. Së fundi pavijonet e këtij Muzeu u vizituan nga fëmijët e kopshteve “Maçoku me Çizme”, “Sarito” dhe “Albanët”. Fëmijët e këtyre kopshteve, të shoqëruar edhe nga mësueset përkatëse, fillimisht zhvilluan një vizitë në pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar. Të gjithë mbanin në dorë flamuj kuq e zi. Në përfundim të vizitës në hollin e Muzeut, shumë prej fëmijëve recituan vjersha për flamurin, ndërsa të gjithë se bashku kënduan këngë patriotike. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është që fëmijët të vijnë në Muze dhe të njihen më nga afër me historinë e vëndit tonë.