Nxënësit e “Tirana Jonë” vizitë në Muzeun Kombëtar për të përkujtuar 72-vjetorin e çlirimit të Tiranës

Tirana ka kujtuar sot 72-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazifashistë. Me këtë rast, një grup i madh prej së paku 70 nxënësish të shkollës jopublike “Tirana Jonë”, të shoqëruar edhe nga drejtori i shkollës, bënë një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar. Ata u njohën nga afër me pavijonin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe me reliket e kësaj lufte. Në emër të drejtorit të Muzeut Kombëtar, z. Melsi Labi, nxënësit i përshëndeti përgjegjësja e Sektorit të Programeve Edukative znj.Etleva Demollari. “Në këtë ditë ne përkujtojmë sakrificën e atyre djemve dhe vajzave që dhanë jetën në lulen e rinisë jo për poste dhe grada por për lirinë dhe të ardhmen e vendit tonë. Shpresojmë se, idete e tyre ashtu si dhe jeta e lufta e tyre do të mbeten burim frymëzimi për ju, brezin e ri. Ne besojmë se ju do të jeni të aftë të përqafoni kauza të reja e të rëndësishme e të luftoni për një të ardhme më të mirë të kombit tonë”, u tha në fjalën përshëndetëse. Më pas Demollari iu drejtua fëmijëve me fjalët: “Në misionin tonë ne i kushtojmë një vëmendje të veçantë nxitjes së edukimit të brezit të ri me vlerat kombëtare në Muze ndaj Sektori i Programeve Edukative i Muzeut Historik Kombëtar, është i hapur jo vetëm për t’ju shoqëruar për ta vizituar muzeun e për të kuptuar historinë por dhe për të bashkëpunuar për aktivitete të tilla edukuese e argëtuese”.

15110291_1303498099712960_8075694504018874755_o 15123360_1303498056379631_5120130285125373615_o 15129088_1303498053046298_6630628489172977246_o 15128846_1303498096379627_6598488616441317460_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *