Muzeun Historik Kombëtar e vizitoi një delegacion nga Republika Islame e Iranit kryesuar nga zv.Ministri i Kulturës, Abbas Khameyar, sekretari i zv.Ministrit, Mohamad Baktiari dhe Drejtori i fondacionit Saadi Shirazi, Hossini Plast.
Delegacioni në fjalë u njoh me historinë e popullit shqiptar duke filluar nga antikiteti, pra pavijoni i Lashtësisë e për ta përfunduar këtë vizitë me pavijonin e Terrorit Komunist. Z.Khameyar cilësoi si shumë interesante dhe të veçantë xhubletën, veshjen tradicionale shqiptare, të cilën e pa të ekspozuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.