Sadulla Zeneli – Daja, i dhuron Muzeut Kombëtar punën e tij madhore, një fjalor 35 mijë fjalësh Shqip-Suedisht

Në gjithë botën skandinave, ai njihet thjesht dhe shkurt si “Daja”. Por emri i tij i vërtetë është Sadulla Zeneli. Me 15 libra të botuara në prozë e poezi, Sadulla Zeneli njihet dhe si hartuesi i disa fjaloreve ku më i rëndësishmi është ai “Shqip-Suedisht” me 35 mijë fjalë. Këtë vepër madhore, por dhe shumë të tjera nga krijimtaria e tij, Sadulla Zeneli ia dhuroi dhe bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar. Personaliteti i madh shqiptar në botën skandinave, u prit nga drejtori i Muzeut Kombëtar, z.Melsi Labi. Mes tyre u zhvillua një bisedë miqësore, ku drejtori Labi vlerësoi jo vetëm dhuratën e “Dajës”, por dhe krijimtarinë e tij në përgjithësi dhe kontributin në çështjen shqiptare.
Sadulla Zeneli, nga Gostivari, prej 50 vitesh jeton në Suedi. Ai njihet si atdhetar e që ka punuar fort për çështjen shqiptare. Është leksikograf dhe disa fjalorë Shqip-Suedisht dhe anasjelltas. Njihet gjithashtu dhe si njeriu që hapi të parën shkollë shqipe në Suedi. Ai është dhe kryetar i Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi ndërsa me rastin e 80-vjetorit është shpallur dhe “Qytetar nderi” i Gostivarit. Pseudonimi Daja i ka mbetur që prej kohës kur në fshehtësi nga vëzhgimi i rregjimit jugosllav, ai dëgjonte Radio-Kukësin.
“Fjalor Shqip–Suedisht”, është një studim që i ka kushtuar më shumë se 8 vite pune autorit. Fjalori përmban fjalë dhe shprehje të leksikut të përgjithshëm dhe të veçantë të gjuhës shqipe me përkthimet përkatëse në gjuhën suedeze. Fjalori përmban 35 000 fjalë të ligjërimit të përditshëm, të cilat janë pajisur edhe me sqarime të nevojshme të shpërndara në 1512 faqe.

14976424_1295930833803020_1083459234430106205_o 15003315_1295931033803000_4218759114580128389_o 15016269_1295930980469672_1363448724551683908_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *