Rifillon projekti “Vizatoj Historinë”, përfshihen 50 nxënës të talentuar

Pas finalizimit me sukses të fazës së parë, projekti “Vizatoj Historinë”, inicuar nga Muzeu Historik Kombëtar, nis fazën e dytë. Në kuadër të këtij projekti në Muzeun Kombëtar erdhën nxënësit e tre shkollave 9-vjeçare të Tiranës: “Hasan Prishtina” dhe “Gjon Buzuku”.
Projekti është konceptuar i tillë: fillon me një guidë në pavijonet e Muzeut dhe më pas përcaktimi i një vendi, si këndi më i mirë nga ku mund të shohin objektet e t’i vizatojnë. Ky është projekti, i ideuar nën logon “Vizatoj Historinë”, që 50 nxënës të përzgjedhur nga 10 shkolla 9-të vjeçare të kryeqytetit do të zhvillojnë me Muzeun Historik Kombëtar. Vetë institucioni i Muzeut, është treguar i gatshëm të hapë dyert për ta. Këtë javë, pjesë e këtij projekti, ishin nxënës nga shkolla “Hasan Prishtina”dhe “Gjon Buzuku” të shoqëruar edhe nga mësueset e tyre e vizatimit.
Nxënësit u lanë të lirë të zgjidhnin vetë objektet që do të vizatonin. Në javët në vazhdim ky projekt do të përfshijë nxënës të shkollave të ndryshme të Tiranës.
Në pamje të parë projekti është i thjeshtë. Gjithsej janë të përzgjedhura 10 shkolla 9-vjeçare të Tiranës. Nga këto 10 shkolla do të përzgjidhen 5 nxënës të talentuar në fushën e pikturës. Në përfundim, këto punime do të publikohen në faqen e facebook-ut të Muzeut, ku do të votohet punimi më i mirë. Në fund ky projekt do të finalizohet me një ekspozitë ku do të pasqyrohen të gjitha punimet e nxënësve. Për tre më të votuarit muzeu do të shpërndajë disa dhurata dhe një certifikatë. Ndërsa nga votat e faqes në facebook do të ketë edhe një çmim të veçantë.

14729138_1280161702046600_1686925809859775649_n 14681809_1280161698713267_8516688765180136819_n 14671217_1280161778713259_997710056785391125_n

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *