“Nata dhe Dita Ndërkombëtare e Muzeve” në Muzeun Historik Kombëtar më 17 dhe 18 Maj 2016

“Nata Ndërkombëtare e Muzeve” do të zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar për të tretin vit radhazi. Në kuadër të kësaj dite nesër, më datë 17 Maj 2016 ora 18.00, Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë ka organizuar hapjen e ekspozitës “Vizatoj Historinë” me piktura të objekteve të ekspozuara në pavijonet e muzeut nga nxënës të 10 shkollave 9-vjeçare të Tiranës.

Gjatë zhvillimit të aktivitetit “Vizatoj Historinë” dhe Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, e cila me vendim të Këshillit Ndërkombëtar të Muzeve është caktuar më 18 Maj, hyrja në Muzeun Historik Kombëtar do të jetë falas.

Ju mirëpresim, nesër ora 18.00, në ambientet e Hollit Kryesor në Muzeun Historik Kombëtar!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *