Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi, priti sot në një vizitë z. Francesco Carofiglio, drejtor i Muzeut Historik në Bari dhe z. Natale Parisi, president i shoqatës “Antonio Gramshi” në Pulia. Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi mbi implementimin e disa projekteve të përbashkëta kulturore, duke u bazuar mbi marrëveshjen që Ministria e Kulturë ka nënshkruar në Mars të këtij viti me Rajonin e Pulias. Më specifikisht, u ra dakord, midis dy drejtorëve të muzeve respektiv, që rreth muajit Nëntor të hapet në Muzeun e Barit një ekspozitë dhe simpozium shkencor me figurë qëndrore Skënderbeun, duke përmbyllur kështu aktivitetet në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.