Muzeu Historik Kombëtar, Ambasada e Francës në Tiranë dhe Instituti i Arkeologjisë organizojnë, me rastin e Pranverës Frankofone në Shqipëri, konferencën me temë: “Misionet arkeologjike franko-shqiptare: mes kërkimit shkencor dhe rivlerësimit turistik dhe kulturor të trashëgimisë”. Konferenca do të zhvillohet të premten, datë 2 mars 2018 ora 10:00, në sallën “UNESCO” të Muzeut Historik Kombëtar.
Ju mirëpresim!