Me rastin e 573-vjetorit të krijimit të Kuvendit të Lezhës, Sektori i Programeve Edukative në Muzeun Historik Kombëtar kishte ftuar nxënësit e shkollës 9-vjeçare “7 Marsi” për një vizitë në muze. Në Pavijonin e Mesjetës ata u njohën me rrethanat e zhvillimit të kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike dhe me vendimet e saj. Nxënësit treguan interes rreth kësaj ngjarjeje duke marr pjesë aktive në bashkëbisedim me specialistët e muzeut.