Ne kuader te Tetorit Gjerman 2016, shtatë artiste të njohur nga Kryeqyteti i Landit gjerman të Rinit të Veriut dhe Vestfalise (NRW)- Düsseldorf – ekspozojnë për herë të parë punimet e tyre në fotografi moderne dhe instalacion në Shqipëri. Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës: ZOOM – 7x Düsseldorfer Fotografie / Art Fotografik nga Dyseldorf, që u realizua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar ishte e pranishme Ministrja e Kulturës znj.Mirela Kumbaro, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë znj.Susanna Schutz, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, z.Melsi Labi dhe konsullja e Nderit e Shqipërisë në Gjermani, znj.Anduena Stephan.
Fjalën përshëndetëse e mbajti znj.Anduela Stephan, Konsulle e Nderit e Shqipërisë në Gjermani, e cila ndër të tjera falënderoi Drejtorin e Muzeut Historik Kombëtar z.Melsi Labi, për mbështetjen në realizimin e ekspozitës. Në vijim përshëndeti të pranishmit ministrja znj.Kumbaro. Fjalë përshëndetëse kishte edhe Ambasadorja Gjermane znj.Susanne Schutz, e cila ndër të tjera tha: “Kjo ekspozitë fotografike sjell një frymë të re të përceptimit të botës objektive. Artistët pjesëmarrës janë studentë të Akademisë së Arteve të Bukura të Dysendorfit dhe kanë si synim vendosjen e një rrjeti të ri kontaktesh ndërmjet Tiranës dhe Dysendorfit. Me anën e motiveve të ndryshme ata prezantojnë një shkollë rryme të re dhe krijojnë mundësi optimale për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit mes dy qyteteve”. Në përfundim Ambasadorja Schutz i ftoi të pranishmit të kundronin fotografitë e ekspozitës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë rresht në ambientet e sallës së ekspozitave në Muzeun Historik Kombëtar!

14712535_1268572696538834_6159109628096425286_o 14633176_1268572826538821_2178861677073668974_o 14753901_1268572926538811_7196707065091168380_o

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *