Muzeu Historik Kombëtar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit ju ftojnë nesër, datë 07 Nëntor 2019, ora 10.30 në hapjen e ekspozitës “Dekorata dhe medalje”.
Në ekspozitorë gjenden dekorata dhe medalje të cilat u janë akorduar personaliteteve shqiptarë dhe të huaj për merita të jashtëzakonshme për lartimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Një pjesë e dekoratave që do të ekspozohen ruhen në fondet e Muzeut Historik Kombëtar dhe ekspozohen për herë të parë në këtë ekspozitë. Gjithashtu, nga fondi i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit ekspozohen dekorata dhe medalje të ndryshme
Ju mirëpresim nesër, datë 07 Nëntor 2019, ora 10.30 në sallën e ekspozitave në kat të dytë të Muzeut Historik Kombëtar, hyrja nga Hotel Tirana!